Kurti ne konference per media/ Foto: KALLXO.com

FOTO- Vetëvendosje heq flamurin kombëtar në hapësirën e konferencave

Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar pamjen ballore të hapësirës ku mbahen konferencat për media.

Tashmë aty është vendosur posteri me sloganin “Kundër PANhajnisë! Zgjedhje të reja”.

Gjithashtu në atë hapësirë nuk është parë flamuri kombëtar i cili zakonisht ka qenë i vendosur afër foltores së konferencave.

I pyetur nga KALLXO.com, gjatë konferencës për media sot kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti tha se nuk e di se pse nuk është vendosur flamuri.

“Nuk e di pse është larguar për herë të parë e pashë edhe unë. Ndoshta ka ndonjë takim tjetër por në konferencën e ardhshme do ta shihni”, u përgjigj Kurti.

Selia e LVV-së, 20 shkurt 2019
Selia e LVV-se 4 prill 2019