Pas raportimit të KALLXO.com rregullohet rruga në Malishevë (Foto)

Rruga “Skender Rexhepi” në qytezën e Malishevës më në fund është rregulluar.

Për këtë rrugë, e cila kishte mbetur në gjendje të keqe, KALLXO.com ka raportuar dy herë.

Dhe, pas këtij raportimi të KALLXO.com rruga është rregulluar dhe është kthyer në gjendjen e mëparshme.

Kjo rrugë në Malishevë kishte mbetur në gjendje të rëndë pasi që ujësjellësi “Hidroregjioni Jugor” kishte hequr kubëzat për ta rregulluar gypin, i cili kishte shpërthyer.

Kompania nuk e kishte kthyer rrugën në gjendjen e mëparshme.

https://kallxo.com/puna-shkel-e-shko-me-kubezat-ne-rrugen-skender-rexhepi-ne-malisheve-foto/

https://kallxo.com/puna-shkel-e-shko-me-kubezat-ne-rrugen-skender-rexhepi-ne-malisheve-foto/

Më në fund, rruga është rregulluar vetëm pas raportimit të KALLXO.com.

Këtë e dëshmojnë fotot e dërguara nga Malisheva.