Paralajmërohen Protesta të Reja Para Pallatit

Sot derisa po zhvillohej seanca e gjykimit të 27 aktivistëve të “Vetëvendosjes” për dëmtimin e makinave të EULEX-it, “Vetëvendosja” organizoi një protestë para Pallatit të Drejtësisë.

Protestuesit brohorisnin “Liri për Aktivistët”, por edhe “Hajnat në Burg” dhe “Poshtë Qeveria”.

Kushtrim Hoti, njëri nga protestuesit tha se sa herë të ketë seanca të gjykimit të aktivistëve, te pallati do të protestohet.

“Ua bëj me dije këtyre njerëzve se ne do të jemi këtu dhe në seancat e radhës dhe do të jemi në mbështetje të përhershme të bashkaktivistëve tanë dhe qytetarëve të tjerë që po e mbrojnë Republikën e Kosovës,” tha Hoti.

Në fund të protestës aktivistët e VV-së lanë parullat e tyre para Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë.