Paraburgim të Dyshuarit për Vrasjen e Futbollistit

Masën e paraburgimit prej një muaji 16 vjeçit K.N. ia caktoi gjyqtarja Nushe Kukaj-Mekaj.

Si arsyetim për caktimin e kësaj mase gjykatësja e mori mundësinë e ndikimit në dëshmitarë dhe mundësinë e arratisjes së tij.

17 vjeçari Idriz Berisha, një futbollist i ri pejan, vdiq pas plagëve të marra nga goditja me thikë në parkun “Karagaç” të Pejës në përfundim të një loje futbolli.

Berisha pas 10 ditësh do të sprovohej në një klub futbolli në Itali, por vdekja ia ka ndërprerë këtë ëndërr.

http://kallxo.com/vritet-thike-nje-ri-ne-peje/

Sot për KALLXO.com folën familjarët e të vrarit.

http://kallxo.com/ne-familjen-e-futbollistit-te-vrare-ne-peje/