Paraburgim Noterit nga Ferizaj

Paraburgimi, sipas një komunikate të kësaj gjykate iu caktua personit me inicialet Z. S. nga qyteti i Mlladenovcit të Serbisë nën dyshimet për falsifikim të dokumenteve dhe deklarim të rremë dhe personit me inicialet H. A. nga Ferizaj nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës, apo autoritetit zyrtar.

“Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 16.12.2015 dhe do të zgjasë deri më datën 15.01.2016,” tha zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

Të pandehurit dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin me dije kanë vënë në lajthim një dokument publik, me qëllim të vërtetimit të një çështjeje të pavërtetë, duke përpiluar, falsifikuar autorizimin si dhe nënshkrimin të cilin e vërtetojnë te noteri.

Ky i fundit me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, ka vërtetuar të njëjtin dhe me atë rast kanë shitur një parcelë kadastrale e cila ka qenë pronë e të ndjerit GJ.A.- tani trashëgimtares D.A., duke i shkaktuar dëm material të njëjtës në shumën prej 50 mijë e 800 eurove.