Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi - Foto: KALLXO.com

Paraburgim Hajnave të Dyshuar të Shtëpisë së Lumezit

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore te Prishtinës u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarve për vjedhjen ne shtëpinë e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Fetije Uka, avokatja e M.G., njëri prej të dyshuarve.

Seanca për caktimin e masës se sigurisë është mbajtur sot ndërsa para gjyqtarit kanë dalë tre të dyshuarit e arrestuar dje, ndërsa i katërti vazhdon të jetë në arrati.

KALLXO.com raportoi mbrëmë për muhabetet ndërmjet të dyshuarve rreth shitblerjes së mundshme të telefonit që e kishin vjedhur në shtëpinë e kryeprokurorit Lumezi.

http://kallxo.com/telefoni-lumezit-u-tentua-te-shitej/

Tre personat e dyshuar u arrestuan nga Policia pas një hetimi që nga muaji tetor rreth një grupi të dyshuar për veprat penale – vjedhje e rëndë dhe vjedhje të veturave.

http://kallxo.com/kapen-te-dyshuarit-per-vjedhjen-ne-shtepine-e-kryeprokurorit/

Shtëpia e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi ka qenë cak i hajnave në mëngjesin e 22 nëntorit.

http://kallxo.com/shtepia-e-aleksander-lumezit-ne-shenjester-te-hajnave/

Të njëjtën ditë janë suspenduar dy zyrtarë policorë, për shkak se shtëpia e Lumezit ruhej nga Policia.

http://kallxo.com/vjedhja-ne-shtepine-e-kryeprokurorit-suspendohen-dy-zyrtare-policore/