Nga zgjedhjet Foto: Atdhe Mulla

PAN-i dhe LDK-AKR Përgjysmë më pak Vota në Suharekë

Në Suharekë partitë e renditura në dy koalicionet e zgjedhjeve kanë marrë më shumë vota si subjekte të ndara, sesa të bashkuara.

PDK-AAK-NISMA ka marrë përgjysmë vota më pak se në zjedhjet e përgjithshme 2014, kur tri subjektet konkurruan vetëm.

Në qershorin e vitit 2014 këto parti së bashku kanë marrë 16 mijë e 200 vota, përderisa në këto zgjedhje së bashku kanë marrë 9 mijë e 600 vota.

Në situatë të ngjashme ndodhet edhe koalicion LDK-AKR.

Sipas rezultateve të deritashme të KQZ-së, LDK dhe koalicioni ka marrë 7 mijë e 558 vota, përderiaa në zgjedhjet e 2014-ës, LDK ka marrë 8 mijë e 817 vota dhe AKR 585 vota që i bie 9 mijë e 402 vota gjithësej.

Për dallim nga koalicionet e lartëpëmendura, subjekti politik LVV ka dyfishuar votat në Suharekë.

Rezultatet e sotme preliminare thonë se LVV ka marrë 4 mijë e 121 vota përderisa në zgjedhjet e 2014 numëronte 2 mijë e 166 sosh.