Foto: Lëvizja Qytetare Vatra / Facebook

Kaq vota mori në raundin e parë partia që sot u rreshtua mbrapa Lutfi Hazirit

Lëvizja Qytetare Vatra e cila sot ka zyrtarizuar mbështetjen për kandidatin e LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Hazirin në balotazh, në raundin e parë të zgjedhjeve ka marrë 881 vota.

Kështu tregojnë rezultatet preliminare të KQZ-së për Kuvende Komunale nga raundi i parë i zgjedhjeve më 17 tetor.

Në balotazh, Lutfi Haziri nga LDK-ja do të garojë me Alban Hysenin nga LVV.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për Kryetar të Komunave, Hyseni ka marrë 44,43 për qind të votave, kurse Haziri 43,81 për qind.

“Vatra” zyrtarisht rreshtohet pas Lutfi Hazirit në garën për balotazh në Gjilan