Ilustrim Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
U ankua se mungonin votat e familjarëve, PZAP urdhëron rinumërimin e votave
Kandidates së LDK-së për asambliste në komunën e Rahovecit, Hazbije Shala, i është pranuar si e bazuar ankesa nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, se në disa vendvotime nuk figurojnë votat e familjarëve të saj.
Kësisoj, PZAP ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të rinumërojë votat e kandidatëve të LDK-së për Kuvendin Komunal të Rahovecit në 15 vendvotime.
Kundër këtij vendimi është e lejuar ankesa në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda 24 orëve nga momenti i marrjes-pranimit të këtij vendimi.
Komuna e Rahovecit do të shkojë në balotazh më 14 nëntor.
Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 17 tetor, kandidati i AAK-së Smajl Latifi i ka marrë 47,18 për qind të votave, kurse Visar Korenica nga LVV 24,84 për qind.
Vendimin e PZAP mund ta gjeni KËTU.