Kandidati për asamblist nga Deçani që mori vetëm një votë

Një kandidat i LDK-së për asamblist në Deçan ka marrë vetëm një votë.

Kështu treguan rezultatet e publikuara sot nga KQZ.

Astrit Muçaj që ka kandiduar për fitimin e besimit si asamblist për Kuvendin Komunal të Deçanit , në zgjedhjet e 14 tetorit siguroi vetëm një votë.

Në këtë komunë në grupin e kandidatëve me më pak vota nga PDK është Albana Demaj me 5 vota.

Nga Lëvizja Vetëvendosje Faton Mazrekaj më 9 vota ndërsa nga AAK kandidati më më pak vota është Sanije Thaqi me 91 vota.

Komuna e Deçanit është një nga komunat që nuk do të ketë balotazh dhe kandidati i AAK-së, Bashkim Ramosaj, ka fituar zgjedhjet në rundin e parë të 14 shkurtit më 65,17%.

Këtu mund t’i gjeni rezultatet e të gjithë kandidatëve për kuvendet komunale në Kosovë.