Behgjet Pacolli | Foto: Facebook

Pacolli: Me Vullnet Zgjidhen të Gjitha Problemet

Behgjet Pacolli pas njoftimit për marrëveshjen e ratifikimit të demarkacionit tha se me vullnet tejkalohen të gjitha problemet.

“Me vullnet pozitiv zgjidhen të gjitha problemet. Kosovën e pret e ardhme e ndritur”, shkroi Pacolli.

Ai njoftoi se është i lumtur për konsensusin rreth demarkacionit.

“Jam shumë i lumtur që tanimë është arritur koncensusi i plotë për kalimin e demarkacionit dhe zgjidhjen e problemit të lëvizjes së lirë të qytetarëve”, tha Pacolli.

Ai falënderoi LDK-në, duke e quajtur parti institucionaliste, por edhe Kryeministrin Haradinaj, kryeparlamentarin Veseli dhe zëvendskryeministrin Fatmir Limaj.

Edhe Kadri Veseli kur njoftoi arritjen e marrëveshjes për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi falënderoi Pacollin për kontributin.

http://kallxo.com/veseli-thote-se-eshte-arritur-konsensusi-per-demarkacionin/

Seanca e Kuvendit ku do të shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit është caktuar të mërkurën.