Trajnimi i policëve | Foto: OSBE

OSBE-ja Trajnon Policët në Veri

Këta policë iu nënshtruan trajnimit të organizuar në Vushtrri nga OSBE-ja për teknikat e arrestimit dhe vetëmbrojtjes duke respektuar të drejtat e njeriut.

“Pjesëmarrësit u trajnuan se si të përdorin mjete policore për të kryer arrestime dhe për t’u vetëmbrojtur dhe si të përdorin forcën duke mos shkelur të drejtat e njeriut në ato situata,” thuhet në komunikatën e lëshuar nga OSBE-ja.

Trajnimet e policisë Ake Roghe, drejtor i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në Misionin e OSBE-së në Kosovë i vlerësoi një element shumë të rëndësishëm për kryerje si duhet të punës nga forcat e rendit.

“Pajisjet e duhura dhe trajnimet janë dy elemente vendimtare që i ndihmojnë policisë të bëjë punë efektive,” tha Roghe sipas komunikatës.

Roghe tha se shpreson që trajnimi do të ndihmojë për rritje të sigurisë në Kosovë.

“Me efikasitet të shtuar në përdorimin e pajisjeve policore dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut gjatë intervenimit të policisë, si dhe me shpërndarje të gjerë të njohurive të marra gjatë trajnimit, besojmë se kontributi ynë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e sigurisë publike për të gjitha komunitetet në Kosovë,” tha Roghe.

Misioni i OSBE-së rregullisht ofron trajnime të avancuara dhe të specializuara, si dhe këshilla për agjencitë për zbatim të ligjit për të përmirësuar më tej kapacitetet e tyre.