Ruairi O'Connell - Foto: KALLXO.com

O’Connell: Pse u përjashtuan britanikët nga zgjedhja e bordit të 'Trepçës'

Qeveria e Kosovës zgjodhi që ‘të mbyll’ procesin e përzgjedhjes së bordit të ndërmarrjes ‘Trepça’ duke përfshirë edhe Ambasadën Britanike me të cilin ka marrëveshje bashkëpunimi për procesin e rekrutimit në poste publike.

Gazeta ‘Jeta në Kosovë’ kishte pyetur Qeverinë për arsyen e fshehjes së emrave të kandidatëve dhe përjashtimin e britanikëve por nuk kishte marrë përgjigje.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell tregoi për herë të parë pse atyre u ishte kërkuar që të mos përfshihen  në këtë proces të rekrutimit.

“Ne nuk mund të detyrojmë askënd me bë, projekti vetëm ka sens nëse institucionet e Kosovës e bëjnë vet. Unë mund ta kuptoj sepse procesi i Trepçës do të ishte gjithmonë politik për shkak të nevojës të përfshirjes të anës serbe nga veriu. Unë kam ditur që kjo do të jetë shumë e vështirë”, tha O’Connell.

Ai megjithatë vlerësoi se ‘Parimi mbetet i njëjtë që edhe në ‘Trepçë’ njerëzit duhet të punësohen në bazë të meritës’.

Në pjesën e dytë të këtij emisioni u transmetua intervista me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj lidhur me ndotjen e ambientit.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: