Ruairi O'Connell | Foto: AAB

O’Connell: Mosluftimi i Korrupsionit lë Hapësirë për Krim të Organizuar

Në një ligjëratë para studentëve të Kolegjit AAB ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connell tha se nëse nuk luftohet korrupsioni, mund t’i krijohet hapësirë krimit të organizuar.

“Për Kosovë ne kemi nevojë që të kemi një partner të mirë dhe të mirëfilltë kundër korrupsionit,sepse nëse nuk luftohet korrupsioni, në Kosovë do të krijohet hapsira për krim të organizuar”, tha O’Connell teksa ligjëroi për ndihmën që Britania i ofron Kosovës në luftë kundër korrupsionit.

Ai deklaroi se nëse grupet e krimit të organizuar mbrohen në Kosovë, atëherë ato do të krijojnë në këtë shtet ndikim të papranueshëm për Europën.

O’Connell para studentëve konstatoi se korrupsioni po ndodh gjithandej në botë, bile edhe në Britani.

Ai shfaqi shpresën se të rinjtë do ta ndihmojnë Kosovën të luftojë korrupsionin.

Në Kosovë është duke u zhvilluar Java e Luftës Kundër Korrupsionit.