FOTO KUVENDI I KOSOVES

Nuk votohet rezoluta e LDK-së dhe LVV-së për mos liberalizim të vizave

Kuvendi i Kosovës ka tentuar ta votoj rezolutën e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, pas debat parlamentar lidhur me “dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave”.

Avdullah Hoti, shef i GP të LDK-së tha se dje përmes sekretarisë kanë ftuar në takim kryetarët e Grupeve Parlamentare që të harmonizojnë rezolutën dhe kjo rezolutë sipas tij nuk është harmonizuar.

Hoti kërkoi që të hidhet në votim rezoluta e pa harmonizuar.

“I kemi ftuar në takim kryetarët e GP përmes sekretarisë dhe nuk jemi harmonizuar për rezolutë. Ju ftoj që këtë rezolutë ta hidhni në votim”, tha Hoti.

Por për këtë rezolutë votuan vetëm 42 deputet. 40 vota ishin për 1 kundër dhe 1 abstenim.

“Është situata e mosmarrëveshjes”, tha Haliti duke shtuar se do ta votojnë një herë tjetër.