Nuk Dihet Roli i EULEX-it pas Qershorit

Teksa vizituan Institutin e Mjekësisë Ligjore shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri nuk treguan nëse EULEX-it do t’i vazhdohet mandati.

“Nuk e dimë se cili do të jetë roli i EULEX-it pas qershorit. Në momentin në do të kemi një marrëveshje në lidhje me këtë rast do të ju njoftojmë”, tha Tahiri.

Shefja e EULEX-it Papadopoulou tha se EULEX-i do ta përkrahë Kosovën, por ende nuk kanë zgjedhur mënyrën se si do të bëhet kjo pas përfundimit të mandatit.