Policia në vendin ku me armë zjarri u plagos një qytetar - Foto: KALLXO.com

Një i Plagosur në Prishtinë

Personi i plagosur në këtë incident është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Sipas Policisë, personi i plagosur është T.J. (1992).

Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti, ka treguar për KALLXO.com se në ora 17:44 Policia ka marrë informacion për të shtëna me armë zjarri në rr. “Eqrem Çabej”.

Ekipet policore janë duke punuar në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar, tha Florie Ahmeti.