‘Një natë në hotel’ shfaqet sot në Teatrin e Gjilanit

Teatri i Qytetit të Gjilanit shfaq sot në mbrëmje, 19 shtator 2018, duke filluar nga ora 20:00, komedinë “Një natë në hotel” të autorit Muharrem Shahiqi me regji të Bashkim Ramadanit.

Ngjarja ndodh brenda një nate në një hotel te privatizuar pas një afere korruptive, kurse të gjitha të metat dalin në pah pas një keqkuptimi në mes të njërit nga pronarët dhe një aplikanteje që kërkon të punësohet.

Në një lëmsh të vërtetë korrupsioni, ku përfshihen edhe mysafirët e hotelit, arrihet një marrëveshje ku të gjithë pranojnë të korruptohen.