NISMA Ankohet për ‘Votime Kolektive’

Shefi i shtabit zgjedhor të kësaj partie, Mehdi Thaçi, doli në një konferencë për shtyp për të denoncuar disa raste.

Sipas tij, në qendrën e votimit në Tërstenik ka tentime për të votuar më shumë se një herë.

“Madje këto tentime janë të dhunshme”, tha Thaçi.

Sipas tij, njerëz të PDK-së po ndikojnë në forma të ndryshme “që votuesit të votojnë për PDK”.

“Në bazë të informacioneve tona, në fshatin Gllanasellë po bëhet fjalë për një votim kolektiv në orët e vona. Në bazë të informacioneve që kemi atje janë duke u lejuar të votojmë më shumë se një herë”, tha Mehdi Thaçi.

KALLXO.com ka ekipin e vet të vëzhguesve në qendrën e votimit në Gllanasellë dhe nuk janë vërejtur parregullsi të tilla në këtë fshat.

“Kërkojë nga të gjitha orgznizatat dhe nga Prokuroria që ta monitorojë procesin e zgjedhjeve në Tërstenik, Gllanasellë, Nekofc dhe Dobroshevc”, tha ai.