Nisin vizitat mjekësore në shkollat e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot kanë filluar vizitat e rregullta sistematike mjekësore në shkollat e kryeqytetit.

Siç njofton ai në llogarinë e tij në ‘Facebook’, kontrollimet si gjithmonë do të bëhen për nxënësit e klasave të para, pesta dhe nënta.

“Kontrollet do të zgjasin rreth dy muaj kur do të dalim me raportet e përgjithshme për gjendjen shëndetësore të fëmijëve të Prishtinës”, ka shkruar i pari i Prishtinës të hënën.