Nis sot në Prishtinë edicioni i 9-të i Festivalit 'Polip’

Organizuar nga Qendra Multimedia nis sot në Prishtinës edicioni i 9-të i Festivalit ndërkombëtare të letërsisë, “Polip”.

Ceremonia zyrtare e hapjes së këtij festivali do të mbahet në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës së UP-së në ora 19:00.

Edicioni i sivjetmë i këtij festivali fokusohet në nocionin e ujdisë letrare dhe botëkuptimeve rreth saj si një proces negociata artistik që u mundëson shkrimtarëve e artistëve ballkanikë që me veprat e tyre të shpërthejnë kufijtë e t’i plasojnë vlerat letrare në pjesët e “zhvilluara” të botës.

Në kuadër të këtij festivali, këtë vit do të startojë edhe Festivali Ndërkombëtar i Romanit Grafik, “GRANFest”.

Këtë vit, përveç mbrëmjeve të leximit, Polip sjell edhe diskutime mbi letërsinë e artet.

Po në kuadër të festivalit do të ketë edhe ekspozitë punimesh, promovime dhe mundësi për bashkë bisedime me autorët mysafirë.

Festivali “Polip” do të mbahet deri më 13 maj 2019.