Sonte nis Festivali ‘POLIP’ 

Sonet nis edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë, “POLIP”. 

Festivali fillon nga ora 19:30 në Teatrin “Oda” në Prishtinë. 

Me moton ‘Shkrimtari është i pranishëm”, edicioni i sivjetmë do të fokusohet në tema që kanë bëjnë me rolin e shkrimtarëve në situatë që po kalon bota pas pushtimit rus në Ukrainë dhe rrezikun gjithënjë e më të madh për një luftë më të gjerë.  

Organizatorët kanë bërë të ditur se në këtë edicion të ‘POLIP” do të marrin pjesë rreth 30 autorë nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Austria, Turqia dhe më gjerë.  

Gjatë ditëve sa zgjas Festivali do të organizohen lexime, promovime librash, panel diskutime dhe mbrëmje muzikore. 

“POLIP” organizohet nga Qendra Multimedia në Prishtinë. 

Edicioni i sivjetëm i këtij festivali do të zgjas deri më 15 maj 2022.