Pasojat e COVID-19, Festivali ‘Polip 2021’ mbahet online nga 10 deri më 13 shtator 2021

Edicionin e XI-të i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë, “Polip” do të mbahet prej 10-13 shtator 2021 në Prishtinë.

Për shkak të gjendjes me COVID-19 dhe masave qeveritare për parandalimine pandemisë, Qendra Multimedia, organizatore e këtij festivali ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media se Festivali “Polip 2021” do të mbahet në versionin online.

“Ju kemi borxh të ju njoftojmë se edhe këtë vit – fatkeqësisht – programi i ‘polip’-it do të mund të përcillet vetëm online përmes ueb-faqes dhe rrjeteve sociale të Qendra Multimedia”, thuhet në njoftimin e Qendrës Multimedia.

Për tri ditë me radhë, thuhet më tej në njoftim, “Polip”-i i këtij viti do ti mbledhë shkrimtarët, gazetarët, poetët e artistët vendorë, rajonalë e evropianë rreth temës “Cancel Culture”, për të performuar, diskutuar, lexuar e prezantuar krijimet e tyre e për të vazhduar miqësinë e nisur 10 vite më parë.

Po sipas Qendrës Multimedia gjatë këtij edicioni do të ketë diskutimet rreth kritikës letrare, lirisë së shprehjes dhe ndërlidhjes së artit e gjuhës janë vetëm disa nga platformat kulturore publike që kemi menduar ti ndajmë me ju këtë vit.

“Një nga ngjarjet e rëndësishme në ‘Polip’-in e këtij viti është edhe diskutimi me shkrimtaren e njohur turke Elif Shafak e cila do të na bashkëngjitet online të dielën për të diskutuar mbi punën e saj, trendet letrare e ndikimin e letërsisë në zhvillimet shoqërore”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

Programi i “Polip 2021”.