Publikohet data e mbajtjes së festivalit të letërsisë "Polip"

Edicioni XI i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë, “Polip” do të mbahet ndërmjet datave 10-13 shtator 2021, në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur Qendra Multimedia, organizatore e festivalit. përmes një njoftimi.

Qendra ka bërë të ditur se pjesë e këtij edicioni do të jenë shkrimtar të njohur nga rajon e bota, në mesin e tyre edhe Latinka Perović, Ralph Hammerthaler, etj.

“Ndër autorët që do të na bashkohen në këtë edicion janë: Latinka Perović, Šaban Šarenkapiç, Olga Flor, Etrit Hasler, Arlinda Guma, Dimitris Lyacos, Francesca Borri, Nurie Emrullai, Ralph Hammerthaler, Halil Matoshi, Arlette-Louise Ndakoze, Zoran Predin, Nora Prekazi Hoti, Jehona Kicaj, Stanka Radjenovic Stanojevic, Milica Denković, Darija Davidović, Marko Dinić dhe shumë të tjerë/a që do t’i shpalosim ditëve në vijim!”, thuhet në njoftim.