Nis nënshkrimi i peticionit për bashkimin e Mitrovicës

Nga nesër në Mitrovicë do të nis nënshkrimi i peticionit për inicimin e procedurës për ndryshim – plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-041 për kufijtë administrativë të komunave me qëllim të bashkimit të komunës së Mitrovicës Veriore me komunën e Mitrovicës Jugore.

Pas dorëheqjes së kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri kishte dalë me idenë për ndryshimin e Ligjit për kufijtë administrativ të komunave më qëllim bashkimin e Mitrovicës.

Bahtiri për këtë ka marrë mbështetjen nga Kuvendi Komunal, por MAPL e ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

Kurse pas kësaj në një konferencë për media të mbajtur të premten Bahtiri ka thënë që sipas tij rruga e vetëm u ka mbetur mbledhja e nënshkrimeve.

https://kallxo.com/bahtiri-beson-se-me-peticion-do-ta-bashkoje-mitrovicen/

Ndërsa permes një postimi në rrjetin social “Facebook” edhe një herë ka bërë të ditur se nesër fillon mbledhja e nënshkrimeve për bashkimin e Mitrovicës.

Qytetarët do të kenë mundësi të nënshkruajnë në disa pika të organizuara nga vullnetarët nëpër pjesët e ndryshme të qytetit.

“Shpërndajeni që të informohen të gjithë “, ka shkruar Bahtiri.