VIDEO - Kryetari i Zubin Potokut: Qytetarët serbë nuk janë dakord që të shkarkohem unë

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka folur rreth peticionit që ka filluar edhe në komunën që udhëhiqet nga ai.

Pwrmes kwtij peticioni po kwrkohet shkarkimi i tij nga detyra e kryetarit të Komunës.

Ai tha se është skeptik lidhur me rezultatet e këtij peticioni sepse sipas tij ka numër të vogël të qytetarëve të interesuar për nënshkrimin e tij.

“Sot ka filluar procesi i nënshkrimit të peticionit edhe në Zubin Potok. Ka numër të vogël të qytetarëve që janë të interesuar ta nënshkruajnë këtë peticion deri më tani dhe natyrisht që ky proces do të vazhdoj deri me 22 janar dhe përfundon faza e parë e 20%. Kam qenë dhe jam skeptik në këtë rezultat të këtij procesi sepse sa po kam takime e informacione edhe serbët një pjesë e madhe nuk janë dakord që të shkarkohet kryetari” – tha Zeqiri.

Ai shtoi se ata që janë duke nënshkruar këtë peticion janë të ndikuar nga Lista Serbe.

“Qytetarët gjithmonë kanë qenë të sakrifikuar, nuk i është kushtuar vëmendje qytetarit, ata janë keqpërdorur me një lloj sakrifice për interesa të grupeve tash edhe dihet” – tha Zeqiri.

Zeqiri ka deklaruar se qytetarët serbë, shumica e tyre kanë besim të madh tek ai, duke shtuar kështu që i kanë subvencionuar rreth 700 qytetarë me nga 70-80 euro.

“Kjo strukturë aktuale është më e kujdesshme për qytetarët sesa ata paraprak. Kemi subvencionuar atë kategori që janë të papunë, të sëmurë. Konkurrenca ishte e madhe ndoshta s’kemi mundur t’i përzgjedhim. Unë kam supozu që ta kem një numër më të vogël dhe t’i ndihmojmë familjet me ekonomi të dobët”, – thotë kryetari i Zubin Potokut.

Ndër planet e kryetarit të komunës së Zubin Potokut, është pikërisht ndërtimi i një parkingu nëntokësor.

Por sa ka nevojë kjo komunë për një investim të tillë?

Kryetari Zeqiri ka thënë se për këtë nuk ka mbajtur ndonjë debat publik për t’i pyetur qytetarët se a kanë nevojë për parking nëntokësor.

Lajm në zhvillim – Mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të Zubin Potokut dhe Zveçanit – Pamje