Kamerat - Foto: Rtv21

Ngjarjet e ditës së sotme

Këto janë ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vend:

Bëhen homazhe te varret e Nebih dhe Tahir Mehës në Prekaz. (Ora 11:00)

Mbahet tubim kushtuar tribunëve të lirisë Nebih dhe Tahir Meha. (Prekaz, ora 12:00)

Mbahet akademi përkujtimore me rastin 20 vjetorit të rënies së heronjve Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani. (Kinema ABC, ora 12:00)

Klubi i Taekwondo-së “Prizreni” organizon aktivitetin “Dita e Taekwondo-së”. (Përballë xhamisë së Sinan Pashës në Shadërvan, ora 12:30) /21Media