Sheshi para Qeverise dhe Kuvendit të Kosovës - FOTO: KALLXO

Ngjarjet e datës 16 dhjetor

 

Zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj dhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, mbajnë një konferencë për medie. (Ministria e Drejtësisë, ish-objekti Rilindja, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2019 dhe voton në parim i Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

Në kuadër të “e-Days”, mbahet diskutimi me temën “E-tregtia dhe pagesat online”. (https://zoom.us/j/98694751897, ora 10:00)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ndan mirënjohje për vullnetaret e vitit. (Objekti i MKRS-së, ora 11:00)

Me moton “Tirana vjen në Prishtinë”, Fondacion “ALSAR” në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës për nder të 100 vjetorit të kryeqytetit të Shqipërisë Tiranës, hapin ekspozitë publike në Prishtinë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

“Admovere” bën promovimin e raportit “Përfshirja e studentëve të komuniteteve joshumicë në Universitetin e Prishtinës”. (KultPlus Caffe Gallery, ora 11:00)

Ministri Agim Veliu, do të bëjë dorëzimin e akt emërimeve për bursistët nga Skema e Profesionisteve të rinj “YCS”. Në këtë ceremoni të do të marrin pjesë kryeministri Avdullah Hoti, udhëheqësi i Zyrës së BE-së, Tomasz Szunyog. (Ndërtesa e Qeverise -salla P38, ora 11:30)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, bëjnë përurimin e objektit të rinovuar të shkollës “Lekë Dukagjini II”, ora 11:30.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Shqipëri do të bëjë nderime te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës. (Lezhë, ora 13:30)

Ish-udhëheqës i Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit, Nenad Rashiq, raporton në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)

Në kuadër të “e-Days”, mbahet diskutimi me temën “Gratë në biznes si promovuese të digjitalizimit”. (https://zoom.us/j/95536546251, ora 15:00)

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. (Pallati i Brigadave, Tiranë, ora 15:30)