Sheshi para Qeverise dhe Kuvendit të Kosovës - FOTO: KALLXO

Ngjarjet e datës 15 dhjetor 2020

 

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi viziton Zonën Ekonomike në Budrigë të Vitisë. (Ora 09:30)

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë mbi zhvillimet e fundit në Policinë e Kosovës dhe të gjeturat e raportit për vendin për 2020, të Komisionit Evropian. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni për legjislacion mban diskutim të përbashkët me institucionet përgjegjëse të sektorit të drejtësisë lidhur me adresimin e rekomandimeve të dala nga raporti i vendit për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Kryetari Ardian Gjini merr pjesë në përurimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Gjakovës:

Ora 10:00 – Brekoc

Ora 10:30 – Çabrat

Ora 11:00 – Osek Hyle

Nënshkruhen kontratat e para të përfituesve të Programit për Zhvillim Rural 2020-21. (MBPZHR, ora 10:30. Pas kësaj mbahet konferenca e përbashkët e kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit të Bujqësisë Besian Mustafa.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare 2019 për Posten e Kosovës, shqyrtimi i Raportit të auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare 2019 për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor Prizren. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj mban konferencë për media. (Selia e degës së PDK-së Prizren, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime shqyrton Planet e Performances për 2021, të agjencive të pavarura që i raportojnë Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 13:00)

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis shqyrton planin e performancës për 2021 nga Agjencia per menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës dhe planin e performancës për 2021 nga Autoriteti i aviacionit civil. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takim me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj mbi menaxhimin e situatës me COVID-19. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 13:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Ramush Berishën, kryetar i Sindikatës së pavarur të Fabrikës së Amortizatorëve në Prishtinë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00)

YMCA në kuadër të projektit Gjakova Innovation Hub në bashkëpunim me UNICEF organizon aktivitetin “LEGO CHALLENGE 2020”. (Ora 13:00 – 15:00)

Përmbyllet zyrtarisht Festivali Architech. (Kino ARMATA, ora 15:00)

Paraqitja e parë e Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale. (Ora 15:00)