Sheshi para Qeverise dhe Kuvendit të Kosovës - FOTO: KALLXO

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2020

 

Komisioni për Arsim shqyrton listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, mban konferencë për media. (Komuna e Podujevës, ora 10:00)

Komisioni hetimor parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë interviston dëshmitarët Labinot Vitia, drejtor i “Matkos Group”, prej orës 11:00 -12:30; Ylber Shamolli, drejtor i “Eurokos”, prej orës 12:30 -14:00 dhe Muhamer Ibrahimi, drejtor i “Hydroline”, prej orës 14:00 -15:30. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 11:00)

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të nënshkruajë memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Ministria e Infrastrukturës, ora 11:00)

Organizohen homazhe dhe vendosen kurora lulesh, në vendin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve të tjerë të kombit, të rënë 22 vjet më parë në Betejën e Pashtrikut. (Pashtrik, ora 11:00)

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, do të mbajë një konferencë për media. (Ministria e Drejtësisë, ish-objekti Rilindja, kati IX, salla 914, ora 11:30)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 12:00)

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Mimoza Kusari-Lila, deputete në Kuvendin e Kosovës dhe Ilir Salihu, ish zëvendës drejtor në AKM. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 13:00)

Mbahet konferenca e tretë e statusit në rastin e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa. (Ora 15:00)