Sheshi para Qeverise dhe Kuvendit të Kosovës - FOTO: KALLXO

Ngjarjet e datës 17 dhjetor 2020

 

Në Klinikën e Onkologjisë në QKUK bëhet përurimi i Shërbimit të Brahiterapisë. Merr pjesë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. (Klinika e Onkologjisë, ora 09:00)

Kryeministri Avdullah Hoti viziton Administratën Tatimore të Kosovës. (Objekti i ATK-së, ora 09:30)

U.d Presidentja Vjosa Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Zyra e Kryetarit të Kuvendit, ora 09:30)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton planifikimi buxhetor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban diskutimin online “Pretendimet financiare dhe pronësore në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi” , me ekspertë të fushës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.(https://www.facebook.com/kosovademocraticinstitute, ora 10:00)

Përurohen disa projekte infrastrukturore në komunën e Gjakovës. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës, Ardian Gjini. Agjenda:Ora 10:00 – Gerqinë; Ora 13:30 – Gergoc dhe Ora 14:00 – Bitesh.

U.d. Presidentja Vjosa Osmani do të bëjë nderime dhe vendos kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. (Kompleksi i Varrezave te Dëshmorëve, Tiranë, ora 10:15)

Demokraci Plus (D+) organizon panel diskutimi “Agjenda e Reformave Evropiane II: Një Perspektivë e re për Kosovën”?! Panelistë në këtë diskutim do të jenë: Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër i Kosovës, Tomáš Szunyog – Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë. (ZOOM LINK https://zoom.us/j/99257795427, ora 10:30)

Në Gjykatën Speciale në Hagë mbahet seancë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. (Transmetim live: www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 11:00)

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dorëzojnë në Prokurorinë Speciale kallëzimin penal lidhur me abuzimin me furnizim me oksigjen medicinal për spitalet e Kosovës. Para dorëzimit do të ketë prononcim për media ndaj ju ftojmë që të na ndiqni. (Prokuroria Speciale, ora 11:00)

Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencë për medie. (Zyrat e degës, Prizren, ora 11:00)

Organizata joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja, në partneritet me organizatën Save the Children – zyra në Kosovë, organizojnë aktivitet kreativ “Kutia postare e fëmijëve për qeverinë”. (Sheshi Skënderbeu- Prishtinë, ora 11:00)

Nënshkruhet kontrata për rehabilitimin e rrugës rajonale T2, Loti 2 “Hyrja në Qytetin e Ferizajt”. (Qeveria e Kosovës, salla e konferencave, 0ra 11:30)

Mbahet sesioni letrar: Veprimtaria letrare e shkrimtarit Zejnullah Halili. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora 12:00)

U.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë, ora 12:30)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston dëshmitarët e radhës. (Kuvendi i Kosovës, Salla N10, ora 13:00)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, marrin pjesë në Prezantimin e Planeve të Menaxhimit. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 13:00)

U.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. (Godina e Kryeministrisë, ora 16:00)