Sheshi para Qeverise dhe Kuvendit të Kosovës - FOTO: KALLXO

Ngjarjet e datës 22 dhjetor

 

-Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrto propozimet për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe dy anëtarëve të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

– Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon debatin e dytë publik me qytetarë për punën një vjeçare të qeverisjes komunale për vitin kalendarik 2020. (Shtëpia e Kulturës në Rahovec, ora 10:00)

– Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Blerim Kuqi raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2019, për Ministrinë e Mjedisit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

– Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti mban konferencën e fundvitit për media. (Objekti i BQK-së, ora 11:00)

– Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike miraton planet e Performances për vitin 2021, të agjencive të pavarura që i raportojnë Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

– Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston ish udhëheqësin e Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Nenad Rašić. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

– Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston ish sekretarin e përgjithshëm te Ministrisë, Arben Çitaku. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

– Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis shqyrton planin e performancës për vitin 2021 nga Autoritei rregullativ i hekurudhave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

– Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston përfaqësuesit e punëtorëve IGK ‘Ballkan’ Suharekë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

– Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston ish kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)

– Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur Elektro Kosova. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

– Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston udhëheqës i departamentit të energjisë, Luan Morina. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:30)

– Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin “Viti i Ri, Dialogu i Vjetër?”. (Online në faqen e KDI-së në Facebook, ora 15:00)

– Nën përkujdesjen e Zyrës së Kryetarit të Gjilanit mbahet koncert i muzikës klasike kushtuar 91 qytetarëve të cilët e bumbën betejën me COVID-19. (Salla e Teatrit të qytetit në Gjilan, ora 16:30)

– “Visar Kuçi Trio” promovon albumin e tyre të ri të titulluar “Departures” më ç’rast do të mbahet një koncert promovues. (Kino Armata, ora 17:00)