Nën ndikim e alkoolit prishtinasja kanos anëtarët e familjes

Një rast i dhunës në familjes është raportuar dje në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se një grua ka raportuar në polici se vajza e saj nën ndikimin e alkoolit ka kanosur anëtarët e familjes dhe persona të tjerë.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, është inicuar rasti kurse e dyshuara pasi ishte nën ndikimin e alkoolit është dërguar për tretman mjekësor në Repartin e Psikiatrisë.