Donald Trump - Foto: REL/AFP

Në ShBA nesër mbahen zgjedhjet për Kongres

Zgjedhjet për Kongresin e Shteteve të Bashkuara mbahen nesër dhe shihen si vlerësim për politikat e presidentit amerikan, Donald Trump.

Demokratët opozitarë shpresojnë të rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa republikanët përpiqen të forcojnë kontrollin në Senat.

Pjesëmarrja pritet të jetë e lartë, ndërkohë që mbi 34 milionë qytetarë tashmë kanë votuar.

Ata do të zgjedhin të 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, 35 nga 100 ulëset e Senatit dhe dhjetëra guvernatorë.

“Unë nuk jam në fletëvotime, por unë jam në fletëvotime, sepse zgjedhjet janë gjithashtu një referendum për mua”, ka thënë Trump në njërin nga tubimet. (REL)