Ilustrim

Në Han të Elezit konfiskohen 95 paketime me marihuanë

Në Dimcë të komunës së Hanit të Elezit, pas një plani taktik zhvilluar nga Policia, është vërejtur se nga territori i Maqedonisë ka hyrë në territorin e Kosovës një veturë e dyshuar e cila posa ka vërejtur Policinë e Kosovës, është kthyer prapa.

Gjatë kontrollimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar gjashtë çanta me 95 paketime me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Me vendimin e prokurorit, është inicuar rasti së bashku me substancën e dyshuar i është dorëzuar njësitit të Anti Drogës në Ferizaj, për hetim të mëtejmë.

Policia e Kosovës e ka konsideruar rastin si blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike. 

Sipas raportit të Policisë ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00.