Foto: Kallxo.com

Naser Kelmendi i Pafajshëm për Vrasjen e Ramiz Delaliqit

Kryetarja e trupit gjykues në rastin e Naser Kelmendit, Anna Adamska Gallant, tha se nuk janë gjetur prova që mund të dëshmojnë se Kelmendi ka mundur të jetë i përfshirë në vrasjen e Ramiz Delaliqit.

Delaliq, ish ushtarak i Bosnjës i kthyer në biznesmen, qe vrarë me breshëri armësh në Sarajevë në vitin 2007.

“Nuk ka pasë asnjë dëshmi bindëse të dëshmitarëve dhe ka pas diskrepanca të mëdha në dëshminë e tyre”, tha ajo gjatë leximit të verdiktit të gjykatës për Naser Kelmendin.

Më herët, gjykata e dënoi Kelmendin me 6 vjet burg, duke e gjetur fajtor në një nga nëntë akuzat me të cilat ngarkohej.

http://kallxo.com/denohet-naser-kelmendi/