Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e djalit të Naser Kelmendit

Drejtoria e Policisë në Pejë ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë për të arrestuar të dyshuarin Elvis Kelmendi.

Elvis Kelmendi është djali i biznesmenit nga Peja, Naser Kelmendi i njohur për publikun për gjykimin e tij për trafikim droge, krim të organizuar dhe vrasje, për të cilat u shpall i pafajshem. 

Kërkesa është lëshuar me lejen e Gjykatës së Prishtinës dhe i njëjti po kërkohet për shkak të dyshimeve se ka kryer tre vepra penale.

Ai është duke u kërkuar për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe lëndim të rëndë trupor.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

 

Gjykata e Apelit liron Naser Kelmendin