Arbërie Nagavci - Foto: KALLXO.com

Nagavci: Buxheti 2019 nuk parasheh shtesat e fëmijëve

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka kritikuar projektligjin e buxhetit për vitin 2019.

Ajo ka thënë se ky projektbuxhet nuk përmban mjete për shtesat e fëmijëve, punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta, për lehonat e shumë kategori të tjera.

“Ky projektbuxhet nuk parasheh ndarje te mjeteve për ligje të reja, përveç për ligjin për kryeqytetin, pra nuk janë paraparë shpenzimet për ligjin për pagat, për pakon e ligjeve të FSK-së, për përfitimet për lehonat, rezolutat për shtesat e fëmijëve, projektligjin për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta, e as për ligjin e punës”, ka thënë Nagavci.

Ndryshe Kuvendi i Kosovës me 11 nëntor ka miratuar rezolutën për shtesat e fëmijëve me 61 vota për, një kundër dhe dy abstenime.

https://kallxo.com/miratohet-rezoluta-per-shtesa-te-femijeve