Ministria e Financave

Hekuran Murati: Kemi ekzekutuar pagesat e shtesave të fëmijëve për 86 mijë përfitues

Pagesa e shtesave për fëmijë është ekzekutuar, kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ai ka njoftuar se ka pasur një fluks enorm të aplikimeve për shtesa të fëmijëve.

“Pas zgjerimit të masës për shtesat e fëmijëve, kemi pasur një fluks enorm aplikimesh”, ka shkruar ministri në facebook.

Nga kjo shtesë në muajin tetor kanë përfituar 86 mijë fëmijë.

Aplikimi për shtesat e fëmijëve dhe lehonave ka filluar më 1 gusht 2021.

Kush ka të drejtë aplikimi?

Të gjitha nënat të cilat kanë lindur nga data një janar të vitit 2015 e tutje, kanë të drejtë aplikimi për shtesat e fëmijëve.

Aplikimi për shtesat e fëmijëve të lindur nga janari i vitit 2015 është hapur nga 16 tetori i këtij viti. Aplikimi bëhet në platformën elektronike e-Kosova, me të dhënat personal të aplikueses, numrin e llogarisë bankare dhe numrin personal të foshnjës mënyrë e njejtë e aplikimit është edhe për shtësat e fëmijëve.

Sipas njoftimi të bërë nga Ministria e Financave, pika 3,5 e cila përfshinë  lehonat e papuna në 12 muajt e fundit të cilat do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 6 muaj, ndërsa ato të punësuara do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 3 muaj, krahas kompensimit të rregullt të pushimit të lehonisë.

Ministria poashtu kanë njoftuar se, nga janari i vitit 2022 do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 Euro në muaj.

Murati: Prej këtij muaji skema e shtesave vlen edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015