Mungesë Kuorumi- Pauzë në Kuvend

Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare Kuvendi ka shkuar në pauzë.

Seanca e Kuvendit është shtyrë për orën 14:00 në kohën kur duhej të bëhëej ratifikimin i Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (“MASHT”) dhe Stitching Spark-ut të Holandës (“SPARK”) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica.

Kuvendi nuk kishte kuorum për ta ratifikuar marrëveshjen.

Qeveria kishte ndarë 600 mijë euro për këtë kolegj.

http://kallxo.com/perkunder-kritikave-kalon-ne-komision-ndihma-per-kolegjin-ne-mitrovice/

Në fillim të seancës kryetari i Kuvendit Kadri Veseli kërkoi q[ të caktohet ora 16:00 si kohë e votimeve për projektligjet e sotme, por ky propozim nuk kaloi në Kuvend.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti thasë Kuvendi ka grumbulluar shumë pika në rendin e ditës që nuk do të kryhen për tri ditë.

Në mbledhjen e sotme janë 28 pika të rendit të ditës.