Nga seanca e gjykimit për vrasjen në Shaptej të Deçanit. Foto: KALLXO.com

Mungesa e Prokurores Shtyn Gjykimin për Vrasjen në Shaptej të Deçanit

Seanca gjyqësore e paraparë të mbahej sot ndaj të akuzuarve, Durim e Sali Lushajt, për vrasjen e dyfishtë të dy vëllezërve është shtyrë nga turpi gjykues për shkak të mungesë së prokurores së rasti.

Durim i Sali Lushaj akuzohen se në gusht të vitit të kaluar vranë Rexhep e Bujar Ramaj në fshatin Shaptej të Deçanit.

Mungesa e prokurores ka bërë që trupi gjykues ta shtyjë seancën gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e dy vëllezërve.

Kryetari i trupi gjykues, Sali Berisha, tha se për shkak të mungesës së prokurores, Valbona Disha Haxhosaj, nuk janë plotësuar kushtet ligjore të mbahet seanca.

Gjyqtari tha se prokurorja është arsyetuar se administrata e prokurorisë nuk e ka njoftuar për ftesën e gjykatës.

“Prokurorja para seancë është arsyetuar së nuk ka qenë e njoftuar me ftesën e gjykatës nga ana e administrata e prokurorisë, ngase në kohën e ardhjes së ftesës e njëjta ka qenë në pushim vjetor”, tha kryetari i trupit gjykues, Sali Berisha.

Trupi gjykues mori vendim që seanca të shtyhet për nesër. Në seancë pritet të dëgjohen deklarata e dëshmitarëve, Tafë Ramaj dhe Ukë Hajdaraj.

Të akuzuarit, që janë babë e bir, Sali e Durim Lushaj, akuzohen për vrasjen e vëllezërve Rexhep e Burim Ramaj në fshatin Shaptej të Deçani.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Pejës Durim Lushaj akuzohet për vrasjen e Rexhep Ramajt me armë zjarri. I njëjti sipas aktakuzës pasi kishte privuar nga jeta Rexhep Lushajn bashkë me Sali Lushajn akuzohet edhe për vrasjen e Burim Ramajt me armë zjarri.

KALLXO.com kishte raportuar edhe kur mbrojtja e të akuzuarve gjatë shqyrtimit fillestar kishte kërkuar hedhjen e aktakuzës.

Po ashtu, KALLXO.com kishte raportuar në gusht të vitit të kaluar për vrasjen e dyfishtë që kishte ndodhur në fshatin Shaptej të Deçanit pas një zënke mes kushërinjsh.

http://kallxo.com/zenka-e-kusherinjve-qe-shkrepi-plumbat-te-fqinjet/

Në nëntor të vitit të kaluar KALLXO.com sjelli rrëfimin e familjes Lushaj nga fshati Shaptej i Deçanit, e cila nga frika e hakmarrjes kishte ndalur katër fëmijët e saj të shkojnë në shkollë.