Foto: KALLXO.com

Seanca për vrasjen e vëllezërve në Deçan shtyhet për në tetor

Një eksperte e psikiatrisë  ishte paraparë të dëgjohej sot në seancën për vrasjen e dy vëllezërve në Shaptej të Deçanit, për çka po akuzohen babë e bir, Sali e Durim Lushaj.

Në mungesë të ekspertes gjykata ka shtyrë seancën për një datë tjetër.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Tringa Zhuti.

“Sot në seancë gjyqësore ka munguar ekspertja e psikiatrisë për shkak se është në veteizolim, andaj në mungesë të dëshmisë se saj nuk ka qenë e mundur vazhdimi i procesit gjyqësor” Tha Zhuti.

Prokuroria e Pejës po i akuzon Sali e Durim Lushajn, që janë babë e bir, për vrasjen e vëllezërve Rexhep e Burim Ramaj në fshatin Shaptej të Deçanit.

Aktakuza e Prokurorisë së Pejës, specifikon se Durim Lushaj akuzohet për vrasjen e Rexhep Ramajt me armë zjarri.

I njëjti sipas aktakuzës, pasi kishte vrarë Rexhep Ramajn, bashkë me Sali Lushajn akuzohet edhe për vrasjen e Burim Ramajt me armë zjarri.

Për këtë rast Gjykata e Pejës e kishte dënuar Durim Lushajn me 25 vite burgim, ndërsa Sali Lushajn me 18 vite burgim, por pas ankesës së mbrojtjes, rasti është kthyer në rigjykim.

Ekspertët psikiatrik flasin në Gjykatë pse u tërhoqën nga vlerësimi psikiatrik i Durim Lushajt