Motoçiklisti goditet nga vetura në Gjakovë

Një motoçiklist është goditur nga një veturë para rreth dy orëve në rrugën “Pashko Vasa” në Gjakovë.

Komandanti i Trafikut në Rajonin e Gjakovës, Albin Sahatqija ka thënë për KALLXO.com se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mos mbajtjes së distancës anësore nga ana e drejtuesit të automjetit.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mos mbajtjes së distancës anësore gjatë tejkalimit të motoçiklistit nga drejtuesi i automjetit, ku edhe e ka goditur motoçiklistin”, ka thënë Sahatqija.

Ai ka shtuar se motoçiklisti është jashtë rrezikut për jetë.

“Njësiti i trafikut në bashkëpunim me prokurorit po merren me rastin”, ka thënë Sahatqija.