MKRS dhe DVV International nënshkruajnë memorandum për të rinjtë e Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Instituti për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Bashkësisë së Shkollave të Larta Popullore Gjermane, kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi përmes së cilit parashihet rritja e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve për rininë.

Memorandumi i nënshkruar nga ministri i MKRS Kujtim Gashi dhe Ramadan Alija, drejtor ekzekutiv i zyrës së DVV International për Kosovë, parasheh mbështetje të aktivitete që aftësojnë të rinjtë e Kosovë, sidomos përgatitjen e të rinjve për treg pune, nxitjen e pjesëmarrjes së të rinjve në të mësuar përmes edukimit joformal, mbështetje të vizitave studimore dhe shkëmbimi i përvojave.

Fuqizimi i rinisë, përgatitja e të rinjve për treg pune, nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në të mësuar përmes edukimit joformal, mbështetja e vizitave studimore dhe shkëmbimi i përvojave, fuqizimi i rrjeteve dhe qendrave rinore në Republikën e Kosovës janë ndër objektivat dhe aktivitetet që pritet të realizohen përmes këtij dokumenti që do të vlejë deri në fund të vitit 2021.