Foto: Facebook

Ministrja Thotë se po Bie Niveli i Ujit në Zonat e Përmbytyra

Sipas ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë Olta Xhaçka po bie niveli i ujit në zonat e përmbytyra në Shkodër

“Niveli i ujit në zonat e përmbytura në Shkodër ka nisur të ulet, megjithatë Forcat e Armatosura të Shqipërisë vijonë të mbeten pa ndërprerje pranë banorëve”, shkroi Xhaçka në facebook.

Ajo njoftoi edhe për ndihmat e shpërndara.

“Janë shpërndarë mijëra kilogramë ushqime, ujë i pijshëm dhe koncentrat për bagëtitë, por shumë më tepër pritet të shpërndahen”, vijoi postimin ministrja.

Ajo i kërkoi bashkëpunim pushtetit lokal

“Ndërkohë që Forcat e Armatosura përforcuan argjinaturat e Pentarit dhe Casit bashkë me banorët, pushteti lokal të lërë propagandën boshe dhe të marrë përgjegjësitë e të bashkëpunojë për shpërndarjen e ndihmave te banorët, sipas nevojave, pa asnjë dallim”, shkroi Xhaçka.