Ministria e Infrastrukturës nënshkruan marrëveshje me Hungarinë

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj dhe Zolltan Varga, Kryeshefi Ekzekutiv i Shërbimit të Pagesave Kombëtare të Taksave në Hungari, kanë nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim mes Kosovës dhe Hungarisë në implementimin e projektit të Sistemit Inteligjent të Transportit (ITS).

Ky projekt do të ketë kosto prej 5 milionë euro, shumë kjo që Kosovës i jepet nga shteti i Hungarisë në formë të kredisë së butë, bëhet e ditur përmes një komunikate.

“Ky sistem do të ndihmojë në kontrollin dhe mbikëqyrjen e automjeteve në rrugët nacionale dhe autostrada, si dhe në identifikimin e kundërvajtësve në trafikun rrugor. Me vendosjen e tarifave rrugore në të ardhmen, ky sistem mundëson procedimin të gjitha pagesave dhe monitorimin e shfrytëzuesve të rrugëve” thuhet në njoftimin e MI-së.

Ministri Lekaj në këtë rast tha se “implementimi i këtij projekti do të fillojë në pranverën e vitit të ardhshëm, me vendosjen e portave në pikat kufitare dhe në pikat më të ndjeshme në rrugët nacionale dhe autostrada”.