Ilustrimi: Trembelat

Ministri premtoi Udhëzim Administrativ për vendosjen e flamurit për origjinën e produkteve

Dardan Sejdiu, nga PSD-ja, ka kërkuar një sqarim nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, duke thënë se me 4 qershor ka hy në fuqi Ligji për mbrojtjen e konsumatorit.

Sipas tij shitësit detyrohen me këtë ligj që ta vendosin origjinën e produktit.

“Deri ku ka arrit ministra në përgatitjen dhe nxjerrjen e akteve nën-ligjore dhe me detyrimin e shitësve që ta vendosin flamurin afër çmimit për njësi”, tha Sejdiu duke kërkuar edhe datë të saktë se kur ministri do ta nënshkruaj Udhëzimin Administrativ.

Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, tha se secili produkt duhet ta ketë afër çmimit etiketën e prejardhjes së produktit. Sipas tij kjo hynë në fuqi me 29 dhjetor të vitit 2018.

“Ne kemi fillu me hartimin e akteve nën ligjore. Me ardhjen time në krye të MTI-së kam kërkuar udhëzim administrativ ku rregullohet forma madhësia dhe mënyra e vendosjes së flamurit të origjinës së produktit”, tha ai.

Ky udhëzim sipas ministrit do të nënshkruhet para datës 29 dhjetor.