Foto: Facebook

Dardan Sejdiu: Nuk do të jem nënkryetar i Prishtinës

Ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se nuk do të jetë nënkryetar i Komunës së udhëhequr nga Përparim Rama.

Ky deklarim vjen pasi emri i tij në opinion ditëve të fundit u përmend për këtë post.

“Tash e sa dite emri im është përfol për nënkryetar te Prishtinës. Si propozim i mundshëm do të me nderonte duke e marre parasysh dashnine qe e kam për qytetin dhe punën qe e kam bere ne te kaluarën ne Komune. Por, unë nuk do te jem nënkryetar i Prishtinës”, ka shkruar analisti Sejdiu.

Sipas tij, rikthimi në politikë do të jetë i fokusuar tek angazhimi e puna ekipore me projekt të qartë politik.

“Rikthimi im ne politike, nëse ndodh, do te jete i fokusum tek angazhimi e puna ekipore me projekt te qarte politik. Ky angazhim ne thelb do ta ketë zhvillimin shoqenor e ekonomik me theks agjendën digjitale e te gjelbër 🌳. Angazhim qe synon te ndërtojë mirëqenie, mbrojtje, e trajtim te drejte e te barabarte për te gjithë qytetaret. Deri atëherë, une do te vazhdoj te jem i angazhuar ne projekte profesionale. Ndersa ju te gjithe kujdesuni per veten dhe te afërmit tuaj. Sa ma pak telashe dhe sa ma shume dashni mes nesh”, ka shkruar tutje Sejdiu në rrjetin social “Facebook”.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë lidhur koalicion për të qeverisur me Prishtinën.

Kryetari Përparim Rama ka bërë të ditur emrat e drejtorive që do të qeverisen nga partia e tij, por jo nga PDK-ja.

Dardan Sejdiu ka shërbyer një kohë edhe si nënkryetar i Prishtinës në qeverisjen e Shpend Ahmetit.

Në vitin 2017 ai e la këtë post për t’u betuar si deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkaq në vitin 2019, pasi humbi zgjedhjet nën petkun e PSD-së dha dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda strukturave të kësaj partie.

Sejdiu aktualisht është analist politik.