Ministri i Kulturës Kujtim Gashi pret ministrin e Malit të Zi, Mehmed Zenka

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot, e enjten 15 nëntor 12018, në MKRS, ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritete të Republikës së Malit të Zi, Mehmed Zenka, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunim mes dy ministrive.

Përmes një njoftimi për media, MKRS bënë të ditur se dy ministrat Gashi dhe Zenka janë shprehur në favor dhe të gatshëm për bashkëpunime në mes dy ministrive-qeverive rreth aktiviteteve në kulturë dhe në rini.

MKRS njofton se Ministri Zenka e ka falënderuar ministrin Gashi për pritjen dhe ka njoftuar ministrin kosovar për aktivitetet dhe punën që ministria që e udhëheq ai në Mal të Zi.

Po ashtu Zenka është shpreh se ministria që ai drejton, përkrah minoritetet në Mal të Zi përmes projekteve të shumta, me theks të kulturës e rinisë.

“Ai tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me ministrin Gashi për të realizuar projekte të përbashkëta që janë të interesit të dyanshëm në mënyrë që të rritet shkëmbimi i përvojave të mira dhe i profesionistëve të fushave të ndryshme”, thuhet në njoftimin e MKRS.

Ndërkaq, po sipas këtij njoftimi bëhet e ditur se ministri Kujtim Gashi është shprehur se MKRS- ja është e gatshme që të bashkëpunojë dhe mbështesë projektet konkrete që janë me interes dhe në favor qytetarëve të Republikës së Kosovës por edhe atyre të Republikës së Malit të Zi, pa përjashtim.