Ministri i Arsimit uron vitin e ri akademik

Shyqiri Bytyqi, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka uruar studentët për vitin e ri akademik.

Ai bëri thirrje për punë të përbashkët për përmirësim të sektorit të arsimit të lartë.

“Uroj të keni një vit të suksesshëm akademik. Le të punojmë të gjithë së bashku që të arrijmë synimet e përbashkëta për cilësi, që të avancojmë standardet universitare dhe mbi të gjitha, të jemi të përgatitur dhe konkurrent në tregun evropian dhe më gjerë”, shkroi ai.

Ai shtoi se kontributi i studentëve të mëhershëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës tani duhet të shndërrohet në kontribut të zhvillimit të vendit.

“Tani, studentët kanë një detyrë tjetër para vetes. Ata duhet ta zhvillojnë këtë vend dhe ta bëjnë sa më të fuqishëm, në mënyrë që Kosova të ecë krahas shteteve të zhvilluara.Ministria e Arsimit është e angazhuar dhe përkushtuar që të ofroi mbështetje të vazhdueshme në arritjen e synimeve tona të përbashkëta për një arsim sa më cilësorë në Kosovë’, shkroi Bytyqi në Facebook.

1 tetori shënon fillimin e vitit të ri akademik në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.